-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH ‘nuk i ndahet’ Vlorës, blindohet rreth-rrotullimi i Nartës, ka të arrestuar

Kryesoret

Duke filluar nga mbrëmja e së premtes që lamë pas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë ‘transferuar’ në qytetin problematik të Vlorës, ku kanë kryer kontrolle të shumta për kapjen e personave me rekorde kriminale.

Edhe mbrëmjen e djeshme FNSH ka qenë e vendosur në hyrje të qytetit pranë rreth rrotullimit të Nartës teksa ka vijuar kontrollet në automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj dhe eksponentët e krimit.

Mësohet se kontrolle ka patur edhe në zona të riskut në Vlorë ku kanë patur informacione për persona që fshiheshin në to. Gjithashtu kontrolle ka patur edhe për parcela kanabisi kryesisht në Bashkinë Selenicë por edhe kontrolle në banesa të dyshuara si “shtëpi bari” nga konsumi i lartë i energjisë elektrike.

Për kontrollet në fjalë deri më tani sipas njoftimeve zyrtare të policisë janë arrestuar tre persona për posedim dhe kultivim narkotikësh ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa të tjerë për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit