-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë pesë trafikantët më të mëdhenj të drogës

Kryesoret

Raffaele Imperiale

Raffaele Imperiale është një trafikant italian droge dhe bos i organizatës kriminale napolitane Camorra. Imperiale lindi në Napoli më 24 tetor 1974. Historia e tij me botën e krimit filloi në vitin 1996 kur ai vendosi të emigronte në Holandë.

Aty filloi të menaxhonte kafenenë “Rockland” të cilën e trashëgoi nga vëllai i tij i cili vdiq disa muaj më parë. Ai krijoi marrëdhënie me tregtarët e drogës që frekuentonin kafenenë e tij.

Ai u bë më  i njohur në vitin 2016 kur dy piktura të Van Gogh që ishin vjedhur disa vite më parë nga Muzeu Van Gogh në Holandë u gjetën në shtëpinë e tij në qytetin e tij të lindjes, Castellamare di Stabia.

Imperiale është një anëtar i të ashtuquajturit “super-karteli” i drogës i përbërë nga banda Kinahan, mafia holandeze-marokene e udhëhequr nga Ridouane Tanghi dhe karteli Tito dhe Dino me bazë në Ballkan.

Ai u arrestua më 4 gusht 2021 në vilën e tij luksoze në Dubai dhe qëndroi atje deri më 25 mars 2022 në pritje të dy kërkesave për ekstradimin e tij në Itali, të cilat më parë ishin refuzuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas vizitës së ministres së Drejtësisë Marta Cartabia në Dubai, ai u ekstradua  në Itali.

Miguel Rodriguez Orejuela

Miguel Rodríguez Orejuela është një trafikant kolumbian droge dhe një nga ish-udhëheqësit e Kartelit Cali. Ai është vëllai më i vogël i Hilberto Rodríguez Orejuela i cili vdiq më 31 maj 2022 në një burg federal në Karolinën e Veriut në moshën 83 vjeçare.

Miguel, së bashku me vëllain e tij, e kthyen prodhimin dhe trafikun e drogës në një biznes shumëkombësh. Ai mbikëqyri prodhimin e drogës  në Bolivi dhe Peru, të cilën e transportonte më pas përmes rrugëve të ndryshme në shtetet amerikane të Floridës dhe Teksasit.

Lufta e Cali Cartel me Kartelin Medellín dhe Pablo Escobar është  shumë e njohur. Miguel arriti t’i shpëtojë dy atentateve kundër tij nga Escobar.

Në mesin e viteve ’90, dy vëllezërit u arrestuan dhe u dënuan me 15 vite burg për trafik droge. Miguel u ekstradua në SHBA në 2005 dhe vëllai i tij në 2004. Miguel është në një burg të Karolinës së Jugut, duke vuajtur dënimin prej 30 vitesh.

Miguel Angel Felix Gallardo

Miguel Gallardo, i njohur me pseudonimin “Bos i bosave”, është një trafikant meksikan droge dhe një nga themeluesit e kartelit Guadalajara. Ai u bashkua me trafikantët e drogës Gonzalo Rodríguez Gajaca dhe Ramón Mata Ballesteros dhe zgjeroi industrinë e drogës në Meksikë duke transportuar drogë nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara, raporton abcnews.al.

Para se të bëhej një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës të shekullit të 20-të, Gagliardo shërbeu si oficer policie në Sinaloa dhe shërbeu si truprojë për familjen e guvernatorit të atëhershëm të shtetit Leopoldo Sanchez Celis me të cilin ai kishte marrëdhënie të ngushta.

Më pas ai bashkoi me Pedro Aviles Perez. Pas vdekjes së tij, Miguel u bë kreu i kartelit Guadalajara së bashku me Rafael Caro Quintero dhe Ernesto Fonseca Carrillo. Ai u akuzua nga autoritetet meksikane dhe amerikane për rrëmbimin dhe ekzekutimin e agjentit të Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA) Enrique “Kiki” Camarena.

Gagliardo u arrestua në prill të vitit 1989. Ai u dënua fillimisht me 40 vite burg dhe në vitin 2017 u dënua me 37 vite të tjera. Pas tre dekadash në burg, 76-vjeçari  doli nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpie për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Ernesto Fonseca Carrillo

Ernesto Fonseca Carrillo është një trafikant meksikan droge dhe ish-udhëheqës i kartelit të Guadalajara. Së bashku me Miguel Ángel Félix Gaiardo dhe Rafael Caro Quintero, ai kontribuoi në zhvillimin e substancave psikotrope në SHBA, Meksikë dhe Kolumbi.

Kokaina dhe kanabisi ishin drogërat më të përhapura gjatë ditëve të tyre të lulëzimit. Nën udhëheqjen e Fonseca-s, karteli ishte i përfshirë edhe në pastrimin e parave, zhvatjeve dhe trafikut të armëve.

Trafikanti i drogës u arrestua nga DEA në vitin 1985. Përveç kartelit të Guadalajara, Fonseca kishte lidhje edhe me Kartelin Sinaloa, Kartelin Juarez, Kartelin e Tijuana dhe Kartelin e Gjirit.

Amado Carrillo Fuentes 

Amado Carrillo Fuentes ishte një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës të të gjitha kohërave. Me një pasuri personale prej 25 miliardë dollarësh, ai ishte bosi më i fuqishëm i drogës në Meksikë në vitet ’90.

Xhaxhai i tij ishte Ernesto Fonseca Carrillo, udhëheqës i Kartelit të Guadalajara. Nën drejtimin e xhaxhait të tij, Carrillo filloi tregtinë e drogës. Ai ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e dërgesave të drogës të kartelit të Guadalajara. Ai u bë kreu i kartelit Juarez pasi vrau mikun e tij dhe ish-shefin Rafael Aguilar Guajardo, raporton abcnews.al.

Ai punoi me Pablo Escobar, El Chapo dhe Cali Cartel në kontrabandën e drogës nga Kolumbia në Meksikë dhe SHBA. Ai fitoi pseudonimin “Zoti i qiejve” pasi ishte trafikanti i parë i drogës që përdori avionë privatë për të transportuar kokainë.

Carrillo vendosi t’i nënshtrohej një operacioneve plastike për të shmangur arrestimin nga forcat e rendit amerikan dhe meksikan. Procedura përfshinte liposuksion, por ai vdiq nga komplikimet gjatë operacionit.

Disa teoricienë  besojnë se personi në arkivol nuk ishte Fuentes, një pikëpamje e hedhur poshtë nga DEA. Trupat e mjekëve që kryen operacionin u gjetën më vonë në fuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit