-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja me Serbinë/ Çfarë përmban dokumenti gjermano-francez për Kosovën?

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se “është optimist që në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese”.  Sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian, është krijuar një qasje e re.

“Dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Tema e parë në zyrën e Josep Borrell në Bruksel, ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.

Vuçiç flet për propozimin gjermano-francez

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një konferencë për medie në Beograd se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, por pa e njohur pavarësinë e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit