Jens Stoltenberg, njoftoi ditën e sotme përmes një konference për shtyp se NATO po vazhdon stërvitjen me armë bërthamore, në rast se do të ketë ndonjë kërcënim nga Rusia.
Pyetur nga një gazetare nëse është më mirë të shtyhet si stërvitje, shefi i NATO-s tha se në fakt nëse do të ndodhte kjo atëherë do ti dërgonte një mesazh të gabuar Rusisë.
“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.
Qëllimi i tij i deklaruar është të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse të aleancës janë të përgatitur për skenarin më të keq në kontekstin aktual dhe të ofrojë një ndjenjë sigurie ndaj anetarëve.
“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. “Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë, por mbetemi vigjilentë.”
Stërvitjet përkojnë me përshkallëzimin e fundit të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore.
Pas këtyre deklaratave pati mjaft paralajmërime se Putini nuk po bënte bllof.
Doktrina bërthamore e Rusisë lejon një sulm bërthamor pas “agresionit kundër Federatës Ruse me armë konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”.
Rusia është fuqia më e madhe bërthamore në botë bazuar në numrin e kokave bërthamore. Ajo ka 5,977 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 5,428, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.