-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike, kërcënime dhe ngacmime

Kryesoret

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre. Ndërsa përfaqësues të komunitetit të medias vendase pohojnë se kushtet e punës së gazetarëve në Shqipëri po përkeqësohen nga viti në vit.

OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

Ajo shtoi se sfidat dhe puna e gazetarëve po bëhen përherë e më komplekse, se shqetësimet për të drejtat e tyre janë reale dhe se gjendja është vërtet alarmante.

“Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera anëtare të OSBE-së ne vazhdojmë të shohim gazetarë, që marrin pasoja dekurajuese gjatë punës, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet dhe ngacmimet, ku ata publikojnë shkrime me interes të lartë publik” – thotë zonja Ribeiro.

Ajo i bëri këto komente online gjatë Forumit të Tetë të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, ku u bashkuan shumë diplomatë, gazetarë, pedagogë, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Sipas tyre, sot gazetarët kanë më pak akses për informacion se një vit më parë dhe shumë herë më pak se sa 5 vjet më parë.VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit