-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shpallur në kërkim për vrasje, autoritet italiane vënë në pranga të riun

Kryesoret

Një shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane këtë të martë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Autoritet italiane kanë njoftuar se prej disa kohësh jetonte në Varese dhe ai akuzohet për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit .

Ai u ndalua në një postblloku teksa po udhëtonte me makinën e tij Mercedez. Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare si marrës i një urdhër-arresti ndërkombëtar për ekstradim të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë, për krimet e vrasjes dhe prodhimit të paligjshëm të armëve nga zjarri dhe municioni.

Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2  gëzhoja,” ka njoftuar policia shqiptare për ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit