Qytetarët e Elbasanit ditën e sotme po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Protesta u thirr nga dega e Partisë Demokratike në Elbasan. Deputeti Luçiano Boçi ka thënë se duke qenë se po afrojnë zgjedhjet, qeveria ka nevojë për para e një nga mënyrat për të siguruar para është edhe rritja e çmimit të karburanteve. Ai gjithashtu tha se policia ka tentuar të pengojë protestën duke ndaluar automjetet të futen në sheshin ” Gensher”.
“Shihet qartë që qeveria ka nevojë për para abuzive, ua rrëmben qytetarëve përmes këtyre formave siç është rritja e karburanteve që depoziton miliona euro në arkën e shtetit nëpërmjet TVSH-së.
Jo vetëm në raport me pagën, por çmimi është më i larti në rajon. Kur shikon që çmimet në bursë bien. Në vend ngrihen rritet revolta. Ka një fushatë zgjedhore përpara dhe i duhen miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatat.
I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur, kjo revoltë është e domosdoshme”, tha Boçi.