-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveritë kanë paguar 53 milion Euro për ‘Rrugën e Arbrit’, para se të jepej koncesioni

Kryesoret

Para se të jepej me koncesion qeveritë ndër vite kanë paguar rreth 6,5 miliardë lekë ose 53 milionë euro fatura për ndërtimin e disa segmenteve në rrugën e Arbrit. Të dhënat tregojnë se thesari i shtetit ka paguar 6 fatura të ndara në lote sipas segmenteve. Ato janë paguar gjatë periudhës 2015-2017, para se segmenti të jepej me koncesion.

Kontrata e ndërtimit me koncesion nisi në vitin 2018 dhe përfundon në vitin 2031. Rruga e Arbrit është e gjatë rreth 73 kilometra. Rreth 20 kilometra u ndërtuan me 6,5 miliardë lekë që u dhanë deri në vitin 2017. Ndërsa 52 kilometrat e tjera që u dhanë me koncesion kushtuan 36 miliardë lekë.

Para se të jepej me koncesion një kilometër në rrugën e Arbrit kushtoi mesatarisht 2,6 milionë euro. Ndërsa me koncesionin rreth 6 milionë euro, ndërkohë që mbetet e papërfunduar ende vepra kryesore e rrugës, Tuneli i Murrizit. Ashtu si edhe për koncesionet e tjera, fatura për rrugën e Arbrit, sidomos për koncesionin PPP nuk është ende e qartë. Kjo, pasi Ministria e Financave raporton vlera të ndryshme vit pas viti. Sipas raportimit më të fundit të Ministrisë së Financave është 36 miliardë lekë ose 297 milionë euro.

Rruga e Arbrit ka një historik të gjatë zvarritjeje që nga koha e qeverisë “Berisha”. Kur nisi koncesioni ishin përfunduar plotësisht 20.12 kilometra të saj. Me 15.1 kilometra shtesë të përfunduara pjesërisht dhe 26.3 kilometra të tjera për t’u ndërtuar sipas projektit ekzistues./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit