Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor që t’i heqë statusin e magjistratit Bevis Shehajt.
Ky i fundit ka qenë zv/kryetar i gjykatës administrative në Vlorë.
Shkak i kërkesës së ILD-së është bërë një sherr që ka ndodhur në gjykatë mes tij dhe administratës.
Tashmë vendimi do të jepet më 25 tetor. Por në 15 qershor të këtij viti vettingu, shkalla e parë e shkarkoi nga detyra.
Pas shpalljes së vendimit, familjarët e gjyqtarit Shehaj të pranishëm në sallë e kundërshtuan me tone të larta vendimmarrjen.
Shehaj dha shpjegime dhe për një denoncim për kontakt të papërshtatshëm me xhaxhanë e tij të ndaluar në Itali për mbajtje të lëndëve narkotike.
Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar.
Gjyqtari Bevis Shehaj pretendoi se procesi ishte tendencioz dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, por vettingu e shkarkoi.
Tani ka dy sfida përpara, KLGJ-në dhe Kolegjin e Posaëëm të Apelimit.