-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandaloze/ KLP: Kur s’na pëlqen një gazetar, media ku punon duhet ta ndërrojë!

Kryesoret

KLP pritet të miratojë sot një rregullore, sipas të cilës kur nuk i pëlqen një gazetar mund t’i kërkojë medias ta ndërrojë atë.

KLP ndërkohë i kërkon media që mos të shkelë ligjin për sigurinë kombëtare apo sekretet shtetërore. Marrëdhënia me KLP-në dhe median që do t’i nënshtrohet kësaj rregulloreje do të firmoset nga të dyja palët.

Konkretisht në Nenin 8 të Rregullores së KLP me Median, sa i përket lehtësive për aksesin e mediave në informacion, në pikën 3 thuhet:

‘Koordinatori për të Drejtën e Informimit, me miratimin e anëtarit të caktuar të Këshillit, ka të drejtë të kërkojë nga drejtuesi përkatës i medias së akredituar zëvendësimin e një gazetari, nëse rezultojnë shkelje qartësisht të dallueshme të objektivitetit dhe profesionalizmit, si dhe për shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe të parimeve të kësaj rregulloreje’.

Ndërkohë, në pikën 4 të Rregullores në fjalë thuhet se:

‘Në rastin kur shkelja është publike, e rëndë, apo flagrante, anëtari i caktuar nga Këshilli merr vendim për heqjen e akreditimit të gazetarit që kryen shkeljen. Vendimi i komunikohet drejtuesit të medias përkatëse, nëpërmjet Koordinatorit për të Drejtën e Informimit. Në këtë rast, anëtari i caktuar njofton Këshillin në mbledhjen e radhës’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit