Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër.
Arrestimi u bë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, ata u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Në njoftim thuhet se u arrestuan K. B 28 vjeç, E. B 39 vjeç, A. A 34 vjeç, R. H 33 vjeç, H. H 34 vjeç, F. O 56 vjeç, A. D 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D 43 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.