-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau vëllanë e hasmit, Gjykata dënon me 8 vjet burg 17-vjeçarin Florian Përvathi

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 8 vjet burg 17-vjeçarin Florian Përvathi. Ky i fundit, disa muaj më parë, qëlloi për vdekje për hakmarrje Lek Përgjonajn. Vëllai i viktimës, disa vite më parë, i ka vrarë të atin 17-vjeçarit Përvathi.

Ngjarja ndodhi në 24 janar të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës. Menjëherë pas ngjarjes, i riu u vetëdorëzua në polici, ku pranoi krimin dhe tregoi arsyet e kryerjes së tij.

I riu u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.

Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe Prokuroria e cila arriti  të provojë, bazuar në rrëfimin e autorit. Sipas Prokurorisë, 17-vjeçari e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4-vjeç.

I riu po ashtu pranoi ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes. Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit