Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith ishte sot në Kukës ku prezantoi një nismë të re me qëllim që të rinjtë të mos shikojnë opsion largimin drejt ishullit. Ai u bëri thirrje qytetarëve për të mos vijuar emigracionin e paligjshëm drejt Britanisë.
“Jam në Kukës për të nisur me programin ‘Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit’. Kjo është iniciativa jonë më ambicioze në veri të Shqipërisë. Do të garantojë aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon.
Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme është, prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj! Ajo që ju tregohet në mediet sociale nuk është realiteti.
Ju po dëgjoni kryeministren britanike se Britania po kërkon punëtorë, prandaj rrini këtu dhe aplikoni për viza në mënyrë ligjore.
Mos ikni ilegalisht, mesazhi im për prindërit dhe anëtarët e familjes është që kriminelët dhe trafikantët po shfrytëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë botës së krimit. Ju lutem punoni me ne për të krijuar shpresë dhe oportunitete për këtë rajon”, deklaroi ai.