Në progres raportin e publikuar nga publikuar nga Komisioni Evropian ka theksuar se ngërçi në PD, po ndikon në jetën e parlamentit.
“Konflikti i brendshëm brenda partisë më të madhe opozitare (PD), ndikoi në jetën parlamentare. Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa një vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikëqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike”, thuhet në raport.
Po ashtu KE ka shkruar se procedurat e gjata, një shkallë e ulët e pastrimit dhe një numër i madh i çështjeve të mbetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor.
Sipas raportit Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Gjykata e SPAK-ut dha disa vendime të rëndësishme përfundimtare për zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë një ish-ministër të Brendshëm dhe një ish-prokuror të Përgjithshëm. Edhe pse vettingu i anëtarëve të drejtësisë është një proces administrativ, ai vazhdon të sjellë rezultate në luftën kundër korrupsionit brenda gjyqësorit.
Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar. Ajo bëri njëfarë progresi në përmbushjen e rekomandimeve të vitit të kaluar.