-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Nuk e dëgjova fjalimin e Ramës, isha në Pejë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai u arsyetua se vizita në Pejë ia ka pamundësuar dëgjimin e fjalimit të Ramës.

“Nuk e di a kam kontribuuar në fjalimin e kryeministrit Rama sepse nuk e kam dëgjuar. Nuk ka pasur mundësi të dëgjojë sepse kam qenë në Pejë dhe tërë ditën nëpër takime të shumta dhe mbrëmjen vonë po përpiqen të updejtohem për mëngjesin e së nesërmes”.

Rama, në një fjalim për gati një orë ka nxjerrur në pah absurdin e një rezolute nga KiE e cila bazohej në një raport të sponsorizuar në Rusi dhe akuzonte liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se janë pjesë e një grupi kriminal që merret me trafikim organesh.

Arsyeja pse Shqipëria po vjen me një kundër-rezolutë tash dhe jo më parë, Rama tha se ishte një pritje e Shqipërisë për të parë se çfarë do dilte “përkundër se e dinim që s’do dilte gjë”.

“Ne pritëm, por s’doli gjë. Kjo rrenë është fabrikuar në Moskë dhe viktima e parë e këtij shtrembërimi jeni ju, të gjithë ju.

Lajmi i Rremë u bë raport dhe raporti rezolutë. U keqorientuat dhe në fund minuat të vërtetën dhe drejtësinë. Veprimet tuaja të një dekade më parë, kanë shkaktuar një shtrembërim të dinjitet njerëzor”, deklaroi Rama.

Për ta shpjeguar çfarë ka ndodhur gjatë 11 vjetëve, kur nga një libër me kujtime i prokurores Carla Del Ponte, “e ju e dini si shkruhen ato” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit