-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në KiE për Kosovën: “Shtëpia e verdhë” fantazi! Rrëzoni raportin e Martyt

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot Këshillit të Evropës ku kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe shpalljen të pabazuara të akuzave për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Ai kërkoi në Strasburg anulimin e raportit të Dick Marty. Akuzat i cilësoi të rreme.

Të njëjtat institucione që i dhanë Kosovës lirinë, minuan vetë parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje motivet dhe integritetin e luftës për liri, por përmes veprimeve të tyre presupozuan se kurrë nuk kishte pas një të tillë.

Carlo Del Ponte botoi një libër kujtimesh dhe pretendonte se krye të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UÇK-së, përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi.

Pavarësisht faktit se akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja misterioze ishte; çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej? Hetimet e saj për çështjen përfshirë edhe në Shqipëri dolën me rezultate jo bindëse, por si vazhduan të mbeteshin këto akuza?!

Akuzat tërhoqën vëmendjen e kreut të delegacionit rus në 2008, paraqiti një mocion. Dëgjoni titullin; trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë. Kosaçevi vetë që përfaqësonte partinë e Putinit u përball më vonë me sanksione nga SHBA dhe BE.

Natyrisht jo për ndonjë vepër të mirë. Por ndërkohë që ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi dhe u ngrit në një nivel më tej. Mocioni bekoi një ekip për të përgatitur një raport që pretendoi se kreu kërkime të pavarura.

Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë trafikimin e organeve gjatë dhe pas luftës në 1998-99. Raporti nuk prodhoi as atëherë dhe as më pas. Që ta dini, delegacioni shqiptar këtu atëherë i pranishëm nuk e pengoi këtë, edhe pse nuk pati asnjë provë.

Raporti u miratua në janar të 2011. Jam këtu sot në 2022 dhe ka një arsye. Jo sepse ne e zbuluam sot që ky ishte lajmi më i tmerrshëm i shpërndarë përmes duarve të nderuara të KiE-së, por pritëm me durim derisa pamë akuzën zyrtare. Kjo çoi në krijimin e Dhomave të Specializuara dhe gjykimin e këtyre personave.

Raporti flet për një shtëpi të verdhë në veri, kjo është sajesë e kësaj fantazie. Kjo nuk është klinikë por ndërtesë guri e zhveshur e një familje të varfër shqiptare. Atje nuk ka as energji, as ujë dhe as rrugë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit