Opozita nisi dje valën e protestave kundër qeverisë. Pas protestës në Elbasan, Partia Demokratike ka njoftuar një tubim përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Protesta do të zhvillohet ditën e sotme. Deputeti i PD Belind Këlliçi thotë se SPAK po hesht lidhur me kallëzimin që është bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Sot në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!” shkruan Këlliçi.