-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më vodhën fëmijërinë”, trondit Paris Hillton: Jam abuzuar seksualisht

Kryesoret

Ylli televiziv Paris Hilton i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë së fundmi.

41-vjeçarja pretendon se ishte abuzuar seksualisht teksa ndiqte shkollën Provo Canyon, shkollë me konvikt në Utah ku ajo kaloi një vit kur ishte adoleshente.

Në një video të New York Times-it, ylli televiziv vendosi që të tregonte përvojën e saj, duke shënuar herën e parë që ajo hapet në detaje për raste të veçanta abuzimi.

“Shumë vonë natën, kjo do të ndodhte rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit, ata na merrnin mua dhe vajzat e tjera në dhomë dhe na bënin ekzaminime mjekësore,”– pohoi Hilton.

Më tej ajo pretendoi se nuk kishte asnjë mjek, por ishin disa anëtarë të ndryshëm të stafit që i vendosnin të shtriheshin në tavolinë dhe fusnin duart brenda tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit