Ditën e sotme përfaqësues të Aleancës për Teatrin, të mbështetur edhe nga PD protestuan përpara prokurorisë së posaçme duke i kërkuar që të arrestojë Erion Veliajn.
Por në tubim nuk munguan incidentet. Jo mes protestuesve që kërkojnë drejtësi për teatrin që u shemb, por një personazhi të njohur.
Përpara godinës së SPAK thuajse cdo ditë qëndron për të kërkuar drejtësi një personazh i njohur për gazetarët dhe publikun.
Pak ditë më parë ai iu “hakërrye” Genc Rulit, por edhe Jorida Tabakut në kryesinë e Kuvendit.
Sot është përplasur verbalisht me përfaqësuesit e aleancës për teatrin. Por policia ka ndërhyrë duke e shoqëruar.