-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestuesve iranianë nuk u dihet kthimi

Kryesoret

E tensionuar dhe njëkohësisht emocionuese. Kjo është atmosfera e Iranit.

Atje ka shpresë. Ka shpresë se ndryshimi është i afërt.

Kësaj here duket se njerëzit nuk do të heqin dorë.

Protestat nisin pasditeve në vende të ndryshme të një qyteti, kështu njerëzit nuk mblidhen vetëm në një zonë të paracaktuar.

Shoferët i bien borive, gratë nëpër rrugë nuk e mbajnë shaminë, diku tjetër protestohet kundër forcave të sigurisë.

Kurse ata që nuk duan të dalin nga shtëpitë, bërtasin nga dritaret parulla si “poshtë diktatori”.

Kudo protestohet, çdo natë.

Pavarësisht kufizimeve të rënda për raportimin e pavarur dhe të huaj, Nick Robinson nga “BBC” ka arritur të flasë me Fawaz-in.

Ai ka protestuar në çdo rrugë të Teheranit. I ka parë të gjithë. Ama në sy i ka rënë një detaj. Protestat po udhëhiqen nga gratë.

“Të drejtat e tyre janë pjesë e të drejtave të njeriut. Kjo është arsyeja pse disa njerëz mund ta quajnë atë një lëvizje feministe. Por ajo që e veçon këtë është përfshirja e minoriteteve dhe e grave në front. Dhe është e përhapur. Nuk është vetëm në qytetet e mëdha. Është edhe në qytetet më të vogla”.

Për të, kthimi nga protesta nuk është kurrë i sigurt.

“Kur dilni në rrugë duhet të prisni gjithçka. Thellë brenda vetes, ti e di se mund të mos kthehesh më kurrë. Ju mund të arrestoheni, të ndaleni për ditë, muaj apo edhe vite, siç e kemi parë më parë”.

Por deri më tani Fawaz-i ka qenë me fat. Edhe pse është rrahur me shkop gome nga forcat e sigurisë dhe është shkelmuar, ai ka parë edhe më keq.

“Situata është mjaft stresuese, por edhe mjaft shpresëdhënëse. Është stresuese sepse nuk e di nëse personi që qëndron pranë teje është pjesëtar i forcave të sigurisë. E megjithatë është shpresëdhënëse sepse mund të shihni që zëri juaj më në fund po dëgjohet, veçanërisht këtë herë në nivel ndërkombëtar”.

Ai është gati të japë jetën për këtë që po ndodh në vendin e tij. Sepse që kjo të marrë fund secili duhet të bëjë diçka.

“Nëse duam të themi diçka, e dimë se do të japim diçka edhe për të, ndonjëherë jetën tonë”.

Fawaz-i e sheh këtë lëvizje më të gjerë sesa thjesht të lidhur me hixhabin.

“Nëse shikoni parullat në protesta, çfarë thonë njerëzit në rrugë, nuk ka qenë kurrë për hixhabin. Hixhabi ishte vetëm shkëndija. Gjithmonë ka qenë për të drejtat themelore të njeriut. Gjithmonë kemi dashur më shumë”.

Dhe kjo “më shumë” është thjesht një jetë normale.

“Ne duam jetën, lirinë, drejtësinë, përgjegjësinë, lirinë e zgjedhjes dhe mbledhjes, një shtyp të lirë. Ne duam akses në të drejtat tona themelore të njeriut dhe një qeveri gjithëpërfshirëse që në fakt zgjidhet nga populli përmes zgjedhjeve të duhura dhe që funksionon për njerëzit”.

Për të, e gjitha çfarë tregon përbën një rrezik të madh. Sepse në Iran konsiderohet krim nëse flitet për transmetuesit e huaj të lajmeve. “Mund të arrestohesh, të dënohesh, të burgosesh… lehtësisht. Pasojat janë të rënda”.

E paçka të gjithave, Fawaz-i vazhdon të shpresojë.

“Shpresa është gjithçka që kemi dhe unë jam i gatshëm t’i përmbahem asaj. Shpresoj që të paktën zërat tanë të dëgjohen. Kjo është gjithçka që mund të them për këtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit