-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Shteti është nxitësi i kontrabandës se medikamenteve!

Kryesoret

Çdo futje ilegale medikamentesh per qarkullim, është e dënueshme dhe e rrezikshme për qytetarët.

Por ky problem nuk zgjidhet me ndonjë “ndalim” teatral personi.

Ai minimizohet me politika farmaceutike, qe jane ne dobi të qytetarëve.

Politikat “kokëposhtë” te qeverise e nxisin këtë “tregeti”, që bën të qarkullojnë “ilegalisht” sasi te mëdha medikamentesh, ne aparencë te sigurta.

Qytetaret kane nevoje per medikamente te sigurta, te ndryshme ne përbërje, aplikim edhe ne dozat, te cilat shteti nuk i siguron, ne fakt i pengon, sepse:

–Agjensia e Barnave e kthyer ne zyre te Ministrise eshte jashte funksionit.

–Lista e medikamenteve te regjistruara është tejet e shkurtër, e varfër ne lloje produktesh e formash, veçanërisht per medikamentet e origjinës se sigurte, te cilat tregtohen dhe me çmime me te larta se ne vendet e BE.

–Ajo dominohet nga medikamente prej vendeve te origjinës se pa sigurte, pra te pa regjistruara nga EMA, FDA dhe qe nuk qarkullojnë ne vendet e BE.

–Lista e rimbursimeve është me e shkurtra dhe varfëra ne kontinent, duke u koncentruar përsëri te medikamentet e origjinës se pa sigurte.

–Prodhimi dhe farmaceutika vendëse akoma nuk aplikojnë standardet europiane te GMP, GDP dhe GFP.

–Te gjitha keto stimulohen nga politikat klienteliste e korruptive, qe pengojnë artificialisht regjistrimin e medikamenteve te sigurta e rregullat europiane.

Ndërsa shqiptaret kane nevoje per medikamente te sigurta, si dhe greket, italianet, etj, gjë qe kërkon standardet e EMA, FDA, sic ishte deri ne vitin 2014.

–Po kështu realizimi i politikave te “Liberalizimit te kontrolluar” te medikamenteve te sigurta do te lehtësonte importin e tyre, ndërsa aplikimi i “Track and trace” te vigjilences farmaceutike, do te konsolidonte sigurinë.

Pandemia arriti kulmin e “kontrabandes” medikamentoze, dirigjuar nga shteti, sepse:

—Nuk u regjistrua asnjë antiviral, ne një kohe qe ato përdoreshin “lume” kontrabande edhe ne spitalet qendrore publike.

–U mbush Shqipërinë me vaksina te pasigurtat, deri te skaduara kineze, qe ne shumice me tej u asgjësua, apo krye “dorezim dorazi” vaksinash Pfizer!!!

“Peshku qelbet nga koka”-thuhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit