-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama e ka bërë Shqipërinë dele të zezë të krimit”, Braimllari: Europa, katër shpulla qeverisë

Kryesoret

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari me anë të një statusi në facebook ka thënë se Shqipëria nuk është ende gati për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane për shkak të qeverisë së rilindjes.

Ndonëse prej korrikut të shkuar Bashkimi Europian pranoi të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kjo e fundit duket se nuk është ende gati për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

Dhe kjo jo për fajë të Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët rrezultojnë të jenë një nga popujt më pro perëndimor në gjithë rajonin, por për shkak të qeverisë së rilindjes, e cila me keqeverisjen dhe kokëfortësinë e saj vijon ta tregojë vendin tonë si një dele e zezë e paligjshmërisë dhe bashkëpunimit me krimin“, shkuan ai.

Duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, Braimllari shkruan se qeveria shqiptare ngel në klasë në 4 çështje të rëndësishme.

Komisioni thotë se “Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së”.

Një tjetër shqetësim i shprehur nga Komisioni në draft-raport është edhe ai për amnistinë fiskale. Madje Komisioni i kujton qeverisë shqiptare është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave, e për këtë arsye “duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar

Një fushë tjetër ku vlerësohet se Shqipëria “nuk ka bërë përparim”, është ajo e lirisë së shprehjes. “Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë,” shkruan Braimllari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit