Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë sot në Klos.
Nga breshëria e plumbave humbën jetën babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira.
17-vjeçari vdiq në vend nga plumbat. I ati 44-vjeç u transportua në spital, por ndërroi jetë disa minuta më pas.
Por si ndodhi ngjarja?
Paraprakisht mësohet se i ati ka shkuar për të marrë djalin që ishte në shkollë profesionale. Të dy kanë dalë dhe janë drejtuar më pas drejt furgonit për të shkuar në një fshat pranë Klosit.
Por në këtë moment autori i ka qëlluar me armë zjarri. Djali vdiq i pari në vend. Dyshohet se plumbat e kapën në tentativë për të mbrojtur të atin.
Ngjarja e rëndë ndodhi përpara një lokali. Rrethanat janë ende të paqarta.