Një 41-vjeçare është arrestuar sot në Tiranë për mashtrim. Ai hiqej si dietologe duke mashtruar një numër qytetarësh që u merrte nga 150-300 euro për recetë. E arrestuara është Silvana Balliu, banuese në Tiranë dhe akuzohet për tre veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ajo administronte një biznes në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.
Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ajo ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.