Armina Mevlani së fundmi ka treguar më shumë për fëmijërinë e saj. Ajo foli për marrëdhënien me mamanë e saj, e cila sipas saj ka punuar tre punë në ditë, por edhe pse fëmijë i vetëm nuk e ka llastuar.
Sakaq, Armina ka theksuar se e ëma e ka mësuar atë të punojë që 14 vjeç.
“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari,”-tha ajo.