-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është ETIAS? – Kushti i ri që Franca ia vendosi Kosovës për vizat

Kryesoret

Në mbledhjen e mbyllur të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Franca, si njëra ndër shtetet skeptike ndaj liberalizimit të vizave për kosovarët, ka propozuar që procesi i liberalizimit për Kosovën të kushtëzohet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë që njihet si ETIAS.

Por, çfarë është ETIAS?

ETIAS [European Travel Information and Authorisation System] do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit.

ETIAS është i ngjashëm me sistemin amerikan ESTA, që shërben për qëllime të njëjta.

Procedura ligjore për të miratuar sistemin ETIAS ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën më 2018.

Më 12 tetor të këtij viti, ky Komision ka konfirmuar në Raportin vjetor të Progresit se mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën dhe konstatimin se shteti i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Pse ETIAS?

Ky sistem është kërkuar që të funksionalizohet pas shqetësimeve në rritje për terrorizmin dhe krizën me migrantë në Evropë.

Zyrtarët evropianë kanë bërë thirrje prej kohësh për menaxhim më të mirë të njerëzve që hyjnë në kufijtë e BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit