Një 55-vjeçare ka denoncuar në polici një 40-vjeçar, i cili i kishte ngacmuar seksualisht djalin.
Ajo ka theksuar se ky ngacmim ka vijuar prej 4 muajsh dhe se djali i saj është me aftësi ndryshe.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit.