-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohen vëllezërit e vrasësit, lutja e 14-vjeçarit në Klos: Më shpëtoni, më merret fryma

Kryesoret

Një ditë pas arrestimit policia ka liruar nga qelia Fatmir dhe Besnik Mjeshtrin, vëllezërit e autorit të masakrës dje në Klos. Fiqiri Mjeshtri ekzekutoi me armë Ilir dhe Kenado Shirën dhe më pas qëlloi veten duke u vetëvrarë.

Shkak u bë ngacmimi i vajzës së autorit një javë më parë duke sjellë përplasjen mes dy familjeve. Dy të plagosurit Renato Hasula 14-vjeç dhe babai i tij Eglantin Hasula 39-vjeç ndodhen në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

Infermieri i qendrës shëndetësore në Klos ka treguar momentin kur shkuan dy të plagosurit për ndihmë me lutjet e djalit “Na shpëtoni na shpëtoni!”, ndërsa i ai shprehej ““Më merret fryma”.

“Rreth orës 13.30 ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri I plagosur më armë zjarri. Erdhi vetë me këmbët e tij. Kishte plagë  në qafë dhe në shpatull. Pasi i dhamë ndihmën e shpejtë e dërguam me ambulancë drejt Burrelit” tregoi infermieri Bashkim Loka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit