Pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Klos, ka folur vëllai i autorit, Besnik Mjeshtri. Ky i fundit është shprehur se adoleshenti Keando Shira i kishte nxjerr gocës së autorit Fiqiri Mjeshtrit foto nudo.
Për këtë gjë, xhaxhai i Keandos, Ferit Shira ka vendosur të ulë gjakrat mes dy familjeve dhe ti japë zgjidhje kësaj gjëje duke martuar nipin e tij me vajzën adoleshente. Por djali, Keando është shprehur se nuk mund ta pranojë diçka të tillë pasi vajza ishte në një lidhje me kushëririn e këtij të fundit, Renato Hasulën.
“Në ato momente, dy 17-vjeçarët, Kenado dhe Renado djem tezesh, kanë debatuar, duke akuzuar njëri-tjetrin se kanë pasur lidhje me vajzën, madje duke treguar edhe detaje nga raporti i tyre, çka, sipas versionit të Besnikut, bëri që i vëllai të humbte toruan dhe të nxirrte armën duke qëlluar drejt tyre në tavolinë. “Goca ime paska qenë e dalme komplet”, mësohet të ketë thënë Fiqiriu, pak para se të shkrepte armën e drejtuar ndaj Liri dhe Kenado Shirës dhe Egglantin e Renado Hasula,” është shprehur Besnik Hasula për Report TV.