-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre në varr për nderin e vajzës! Fjalët e fundit dhe amaneti i vrasësit

Kryesoret

Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit rrëfeu sot se vëllai i tij në bisedën e fundit që patën në telefon i la amanet familjen. Ai nuk pranoi të dorëzohej pas vrasjes së dyfishtë duke i dhënë fund jetës me armën që vrau babë e bir.

“Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni. Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të.

I thash ku je? I thashë hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur… Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin… E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë…

I thash hajde se nuk do të lëmë në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët… Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri… Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit.

Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur” u shpreh Besnik Mjeshtri për Report Tv. Dy vëllezërit e autorit, Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, u shoqëruan në polici për të dhënë dëshmitë në polici, më pas u liruan pasi nuk gjenden prova që t’i lidhin me ngjarjen.

Vajza ka dëshmuar në polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar prej disa muajsh në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit