Në konferencën e sotme për shtyp ambasadorja Hohmann u pyet në lidhje paralajmërimin në progres-raport se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Evropian.
Ambasadorja tha se KE ka këshilluar t’i jepet fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme, por theksoi se secili vend duhet të vendosë vetë. Ndërsa bisedimet për amnistinë fiskale janë duke vijuar.
“Bashkimi Europain respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë, por kjo lloj skeme do të vinte në pah disa risqe që janë shprehur qartë në rajon. KE sugjeroi që shtetet t’i jepnin fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme. Secili shtet duhet të vendosë vetë se si do të vazhdojë me këtë çështje. Për sa i përket amnistisë fiskale, ne po vijojmë bisedimet“, tha ambasadorja.