Liz Truss nuk duket se gëzon besimin e mbretit Charles III. Këtë fakt e dëshmon edhe qëndrimi që mbajti mbreti gjatë seancës javore të kryeministrit. Më konkretisht, në një video të publikuar nga Buckingham Palace, Charles III është sjellë ftohtë me kryeministren
Ndërsa ajo hyn në dhomën e pritjes, mbreti duket tejet i besdisur.
“Madhëria juaj”, tha Truss ndërsa shkon përpara për të shtrënguar duart me mbretin, natyrisht duke u përkulur. “Madhëria juaj, më vjen mirë që ju shoh sërish”, i thotë ajo. Atëherë mbreti, duke buzëqeshur, i përgjigjet asaj: “Pra ju jeni kthyer përsëri?”
“Zoti im, Zoti im. Gjithsesi”, tha ai.