-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si nisi tragjedia në Klos? 7 plumba dhe 3 në varr për dashurinë në Instagram

Kryesoret

Dje ishte një ditë e zezë në Klos. Dy persona u vranë dhe një u vetëvra. Shkak ishte një ngacmim mes të rinjve që nisi në rrjetet sociale dhe përfundoi me 7 plumba.

Por si nisi konflikti mes familjeve Shira dhe Hasula me Mjeshtrin. Dy të rinjtë Kenado Shira dhe Renado Hasula ngacmonin prej disa ditësh vajzën 17-vjeçe të autorit të krimit, Fiqiri Mjeshtri.

Vajzës mësohet se i vodhën adresën në rrjetin social Instagram duke e kërcënuar se do i bënin publike fotot dhe në bisedat. Ndërhyrja e prindërve qetësoi situatën, por vetëm për pak javë. Me fillimin e shkollës ngacmimi i vajzës së autorit kishte vazhduar.

Kjo e kishte detyruar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit që të mos shkonte në shkollë dhe t’i tregonte të atit. Fiqiri Mjeshtri dje shkoi në lokalin pranë shkollës profesionale, takoi të atin e Renados dhe më pas të Kenados.

Debati agravoi duke përfunduar me plumba. Fiqiri Mjeshtri qëlloi dy prindërit dhe djemtë e tyre. Kenado vdiq në vend, i ati i tij në spital. Renado me të atin janë të plagosur në spital.

Disa minuta pas ngjarjes, autori Fiqiri Mjeshtri i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Sot tre të vdekurit përcillen në banesën e fundit, dy të tjerë janë në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Gjithçka për një ngacmim në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit