-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën me 70 mijë euro ilaçe kontrabandë, gjykata liron çiftin e farmacistëve

Kryesoret

Çifti i farmacistëve, Kristo dhe Anastasia Anjeli, të cilët u arrestuan një ditë më parë për ilaçe kontrabandë janë lënë të lirë ditën e sotme nga policia.

Në vendimin e dhënë ditën e sotme, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për çiftin e bashkëshortëve.

Operacioni u zhvillua në lagjen nr. 1, të qytetit të Sarandës, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e çiftit të bashkëshortëve gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaroi fillimisht policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit