-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania kërkon ngrirjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE

Kryesoret

Në Gjermani po shtohen kritikat ndaj politikës së Serbisë për vizat, e cila po shkakton një fluks të shtuar të emigrantëve të paligjshëm drejt Gjermanisë, ndërsa Partia Liberal-Demokratike (FDP) në pushtet ka kërkuar sot ngrirjen e negociatave të anëtarësimit midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

“Serbia po dërgon njerëz të shumtë nga vende si: India, Burundi dhe Tunizia në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE duhet të ngrihen”, tha Konstantin Kuhle, nënkryetar i klubit përfaqësues të FDP-së në pushtet.

“Një nga arsyet pse gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mbrojtje në Bashkimin Evropian është politika e Serbisë për të lejuar persona nga jashtë Bashkimit Evropian të hyjnë në vend, të cilët më pas i dërgojnë në Bashkimin Evropian”, tha Kuhle dhe shtoi se “Qeveria serbe shkakton vuajtje njerëzore dhe synon të destabilizojë Evropën”, transmeton Telegrafi.

Sipas medias kroate “Index.hr”, në një intervistë për revistën e përjavshme Der Spiegel, Kuhle kritikoi edhe afërsinë mes Beogradit dhe Moskës.

“Një vend që justifikon dhe mbron një luftë agresioni kundër një vendi tjetër evropian nuk duhet të jetë anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Kuhle.

Edhe ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (Partia Social Demokratike e Gjermanisë SPD) ka përsëritur sot kritikat e saj për politikën e vizave serbe.

“Serbia duhet të përshtatë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian”, tha Faeser të premten në margjinat e takimit të ministrave të brendshëm në Luksemburg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit