Deputeti i PD-së, Gazmend bardhi ka dorëzua në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Ramës për sekuestrimin e pallateve pa leje.
Sipas bardhit ky është një vendim antikushtetues sepse cenon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cenon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji.
“Vendimi i Qeverisë provon që milonerët e Edi Ramës që kanë ndërtuar kulla pa leje në mes të Tiranës, janë të ndryshëm nga 3 milion shqiptarët e tjerë dhe veçanërisht janë të ndryshëm nga 3304 qytetarë që kanë shkuar në burg pse kanë rregulluar pa leje çatinë e shtëpisë së tyre,” është shprehur ai.