Ardian Mustafaj, ish-efektivi i RENEA-se pasi u largua nga policia shqiptare, punoi shumë vite si truprojë në Zvicër, Gjermani, Katar, Arabi Saudite e shume vende tjera, tashmë “blindon” VIP-at në Amerikë.
Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në Facebook duke treguar jetën e ish-efektivit të RENEA-s, por edhe VIP-at që i kanë besuar sigurinë duke filluar nga Dwayne Johnson ose sikur njihet nga të gjithë “The Rock”. Pamjet flasin vetë.
“Ardiani ne krah te gjithe VIP-ave amerikane! Ardian Mustafaj, ish-efektivi i RENEA-se pasi u largua nga Policia, punoje shume vite si truproje ne Zvicer, Gjermani, Qatar e Arabi Saudite e shume vende tjera, tashme po korr suksese ne Amerike!
Prej pak vitesh tashme kompania e tij i ofron sherbime sigurie thuajse te gjithe VIP-ave te Hollyvudit, kengetareve, biznesmeneve, gazetareve e politikaneve qe vizitojne Nju Jorkun! Nderkohe vetem dy dite me pare priti e percolli shume artiste te kinematografise amerikane ne NY!
Ta mendosh qe keta trimat e filmave me aksion, i vrasin e rrahin nje ushtri, e ne jeten reale i kerkojne ndihme shokut tim ti ruaj shpinen nga frika se po i thyn ne mes ndonjëri” shkruan gazetari Vezaj.