Një person ndërroi jetë pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Ballsh.
Si pasojë e aksidentit edhe një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.
Viktima është shoferi dhe i plagosuri pasagjeri. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.
“Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë Qemal Kamberaj si edhe është dëmtuar Asllan Kajo 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.