13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i presidenti i Malit të Zi: Zgjedhje të parakohshme në tre muajt e ardhshëm

Kryesoret

Presidenti i malit të Zi Milo Gjukanoviç ka deklaruar se tre muajt e ardhshëm vendi do ti nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme.

“Jam i bindur se në tre muajt e ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Gjithashtu, jam i sigurt se nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, fitoren e kemi në xhep.

Natyrisht, mbetet që ta përmirësojmë ndërkohë këtë fitore të sigurt dhe të krijojmë kushte për një menaxhim më efikas të Malit të Zi. Dhe para kësaj është e rëndësishme të bëjmë një punë të mirë në zgjedhjet lokale.

Mali i Zi ka nevojë për një kthesë politike, e cila do ta ndalë rënien”, tha lideri i DPS-së.

Sipas tij, Mali i Zi po përjeton krizën më të vështirë që nga 2015, e cila u nxit nga që nuk e duan një shtet europian e të drejtuar nga Perëndimi.

“Kriza aktuale është edhe politike, e sigurisë, institucionale, financiare dhe ekonomike. Është një agresion i poshtër që ka dashur ta nxjerrë Malin e Zi nga konstelacioni politik evropian dhe euroatlantik dhe ta kthejë nën ombrellën e ‘Rusisë së Madhe’”, tha Gjukanoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit