Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata u shpreh se do të vijojë normalisht procesin mësimor të hënë duke u distancuar nga protesta e pedagogëve.
Ai shtoi se ky universitet nuk ka asnjë problem për sa i përket rritjes së pagave.
“Viti akademik fillon ditën e hënë me urdhër të minitrisë së Arsimit. Mund të ketë edhe pedagogë që kanë të drejta të protestojnë. Nuk kemi pasur ndonjë problematikë sa i takon rritjes së pagave. Do ishte mirë të rritet po duhet parë situata ku është vendi, mundësinë financiare që ndodhet, një gjetje kompromisi Do e tregojë koha se cfarë do bëhët. Është lëvizje sindikaliste. Ne do e fillojmë vitin e ri akademik, me dorëzimin e bluzave të bardha sic bëhet cdo vit,” u shpreh ai në Faxnews.