-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Do të fitojmë, jemi më të fortë se kurrë

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi fitoren ndaj Rusisë sot me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Ukrainës, e para që festohet që nga fillimi i pushtimit rus në vendin e tij pothuajse tetë muaj më parë.

“Më 14 tetor ne falënderojmë të gjithë ata që kanë luftuar për Ukrainën në të kaluarën dhe të gjithë ata që po luftojnë për të tani, ata që fituan atëherë dhe ata që padyshim do të fitojnë tani,” vëren Zelensky në fjalimin e tij të regjistruar në video.

Presidenti i Ukrainës vendosi një kurorë në një monument në Kiev kushtuar ushtarakëve të vrarë në vijën e frontit që nga viti 2014, viti kur filloi një luftë me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit dhe u përhap në të gjithë vendin me pushtimin e Rusisë në shkurt.

“Populli ynë po lufton për të drejtën e jetës” dhe për “pavarësinë” e tij nga Rusia, nënvizoi ai. “Bota është në anën tonë, më shumë se kurrë. Kjo na bën më të fortë se kurrë në histori,” shtoi ai, duke iu referuar ndihmës së paprecedentë perëndimore për vendin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit