-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj “shkriu” Presidencën, punonjësi flet për “5pyetjet.al”: Do e çoj në gjyq

Kryesoret

Me një lëvizje të paprecedentë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shkarkuar këtë fundjavë nga detyra 17 punonjës. Kambanat ranë pak muaj më parë me largimin e Edvin Shvarc që kishte gati 20 vite në Presidencë. Por, njeriu që presupozohet se përfaqëson unitetin e popullit dje shkaktoi furtunën e madhe.

Motivi i largimeve?

Ndryshim strukture. Njëri prej punonjësve të shkarkuar tha për “5pyetjet.al” se njoftimi për largim nga puna u ishte dorëzuar dje. “Më sollën një letër, që thotë se je shkarkuar për arsye të ndryshimit të strukturës” tha ai, në kushte anonimiteti.

Por si do të veprojë?

Po i njëjti punonjës tashmë i shkarkuar tha më tej se është në kërkim të një avokati për ta çuar shkarkimin në gjyq. “Do të ndjek të gjithë hapat ligjorë. Besoj te drejtësia” tha më tej ai.

Struktura

Preaidenca ka gati 70 punonjës. Pjesa dërrmuese e tyre kanë mbi një dekadë që shërbejnë në atë institucion. Në total prej ardhjes së Bajram Begajt janë larguar gati gjysma e punonjësve. Përjashto këshilltarët, që janë politikë, të tjerët pjesa më e madhe e atyre që janë larguar janë me status nëpunësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit