-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cilat janë kërkesat e reja për liberalizimin e vizave?

Kryesoret

Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian me datën 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime ndërmjet vete.

Po ashtu, deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që t’i dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel pas diskutimit të grupit punues të mbajtur të enjten në Bruksel.

Nga ky takim, sipas burimeve të njëjta, është parë se një shumicë e madhe e vendeve anëtare mbështet vendimin për liberalizimin e vizave.

Por, akoma ka vende, në krye të së cilave është Franca, të cilat duan që vendimin për liberalizimin e vizave, apo hyrjen e tij në fuqi, ta ndërlidhin edhe me disa çështje tjera.
Ndër to janë vënia në funksion e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, përshtatja e Kosovës me politikën e vizave të BE-së, rritja e kontrollit të kufijve dhe vazhdimi i riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.

Presidenca çeke e Këshillit Evropian tha të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

Diplomatët thanë se duhet pasur parasysh se ky ishte vetëm fillimi, se vendet anëtare paraqitën vetëm pozicionet fillestare, dhe se duhet parë se si do të rrjedhë diskutimi në të ardhmen. Pra, në këtë moment, nuk duan të flasin për afate kohore apo për qëndrime përfundimtare të vendeve anëtare në Këshillin e BE-së.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka konsideruar si kushte të reja idetë që janë diskutuar më 13 tetor në grupin punues për vizat në Këshillin Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

/REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit