31-vjeçari indian Mitin Mirsha u arrestua dy ditë më parë në Rinas, pasi ndaj tij SHBA-të kishin lëshuar dy urdhër arreste ndërkombëtare nga dy gjykata të ndryshme.
Sot Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg. 31-vjeçari ka dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sipas policisë arrestimi i indianit ka qenë koordinimi i RSO/DSS, Policisë së Shtetit dhe DEA-s për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit kriminal. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt SHBA-së.