-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hovenier kërkon shtyrjen e afatit për konvertimin e targave serbe në RKS

Kryesoret

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar që të shtyhet afati prej një muaji i paraparë nga Qeveria e Kosovës për konvertimin e targave ilegale me akronime si KM, PZ, e të tjera, në ato RKS.

Ai vlerësoi se afati për regjistrimin e automjeteve ishte i shkurtër dhe si i tillë është i vështirë dhe i lodhshëm për qytetarët, por shpreson se do të ketë zgjatje të afatit.

“Vendosja e targave të Kosovës nuk është një kërkesë e paarsyeshme dhe se ky vendim është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por ne i kemi shprehur shqetësimet tona që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit”.

“Ne besojmë se duhet më shumë kohë, sepse kjo është e vështirë për njerëzit dhe është e lodhshme, shpresojmë të ketë një shtyrje”, u shpreh diplomati amerikan.

Hovenier në një intervistë për “Radio KIM”, ka folur edhe për çështjen e pazgjidhur të Manastirit të Deçanit, duke kërkuar që të zgjidhet sa më parë dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne besojmë se kjo është një çështje e shtetit ligjor, është kaq e thjeshtë. Nga këndvështrimi ynë, siç e kemi kërkuar publikisht në të kaluarën, duhet të zbatohet”.

“(Martti) Ahtisaari i shtroi gjërat dhe Qeveria e Kosovës pastaj i zbaton ligjet që janë vërtet mjaft të forta sa i përket mbrojtjes, kornizës ligjore dhe zonave të veçanta mbrojtëse për kishën dhe statusin e saj”, shtoi tutje ai.

Ai pohoi se për shkak të situatës aktuale energjetike, Kosova do të përballet me një dimër të vështirë dhe njëkohësisht ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Kështu që të gjithë ndoshta do të duhet të mendojmë për kursime dhe punë, duke u përpjekur të ndjekim udhëzimet e Qeverisë së Kosovës se si të reduktohet përdorimi i energjisë elektrike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit