-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk do të dorëzohem kurrë’, Orban rizgjidhet kryetar partie!

Kryesoret

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orban u rizgjodh të martën si kryetar i Fidesz, pavarësisht humbjes dërrmuese të partisë së krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare. Me një shumicë parlamentare prej dy të tretash, ajo mund të përmbysë ndryshimet kushtetuese të Orban.

Partia Tisza e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Péter Májár, fitoi zgjedhjet e 12 prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të sundimit të nacionalistit Orbán.

Pas humbjes së Fidesz, e ardhmja politike e Orbán, 62 vjeç, ka hyrë në një periudhë pasigurie. Ai është vënë nën presion nga disa prej ish-aleatëve të tij besnikë për t’u tërhequr nga politika, sfida e parë e hapur ndaj udhëheqjes së tij që kur u bë kryeministër i Hungarisë në vitin 2010.

Meqenëse nuk kishte kandidat tjetër për udhëheqjen e partisë, 729 nga 737 delegatë votuan në favor të rizgjedhjes së Orbán në kongresin e Fidesz.

“Nuk do të dorëzohem kurrë, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë, kurrë”, i tha ish-kryeministri kongresit në një fjalim para votimit, duke përsëritur se merr përgjegjësi të plotë për humbjen e partisë në zgjedhje.

Orban tha se Fidesz kishte qenë një “parti fantastike në pushtet” për 16 vjet, por duhej të bënte ndryshime për t’u bërë një parti opozitare funksionale që mund të ishte gati të qeveriste përsëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit