Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Elbasan-Tiranë në zonën e quajtur Dobaj.
Mësohet se për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar dhe po dërgohen drejt spitalit me autoambulancë.
Fillimisht nga rruga dalë një automjet që dyshohet se drejtohej nga një shofer në gjendje të dehur. Por më pas situata u përkeqësua dhe numri i makinave të përplasura ka shkuar në pesë.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë edhe errësira në rrugë.