Një politikë e re kufitare e miratuar dhe e orientuar nga SHBA-të dhe Meksika për të penguar venezuelianët që të ikin nga vendi i tyre për të hyrë ilegalisht në Amerikë ka ndarë disa familje.
Emigrantët, një pjesë e të cilëve kanë mbetur në Shtetet e Bashkura të Amerikës, ndërsa gratë e tyre janë kthyer në Meksikë, shprehen për agjencinë “Reuters” se janë dëbuar “për arsye të pashpjegueshme”.
Ndarjet e të paktën tre çifteve të martuara si dhe një nënë e kthyer pa djalin e saj 20-vjeçar kanë marrë vëmendjen e autoriteteve që merren me të drejtat e emigrantëve.
Sipas përllogaritjeve, deri në 24 mijë venezuelianë mund të aplikojnë për të hyrë në rrugë ajrore në SHBA.
Autoritetet amerikane bënë me dije se nëse venezuelianët do tentojnë të hyjnë në rrugë tokësore do dëbohen.
Rreth 200 migrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë përmes kufirit tokësor drejt SHBA-ve janë dëbuar të enjten në Juarez të Meksikës sipas grupit të të drejtave të shërbimeve të emigranteve.
Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë “Reuters”, se 300 shtetasit të cilët u dëbuan në të gjithë vijën kufitare nga SHBA-të një ditë më parë, kishin kërkuar azil.
Angelica Ramirez, e cila kishte dy muaj që kishte udhëtuar me burrin e saj shprehet se është ndaluar para se të hynte në qytetin kufitarë te Texas-it qytetin El Paso.
Ajo gjithashtu kërkoi ndihmë nga autoritetet pasi ishte e vetme dhe nuk njihte dikë që mund ta ndihmonte.
Agjentët kufitarë amerikanë nuk i trajtojnë çiftet me fëmijë të rritur si “njësi familjare”.
Kjo bën që këta persona të përpunohen “veçmas”, shprehen ata në një deklaratë të mëvonshme.