-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja “sekrete” mes nipit të deputetit dhe modeles

Kryesoret

SPAK i kërkoi dje Gjykatës Speciale që të konfiskonte pasurinë e Redjan Rrajës, i cili është nipi i deputetit Rrahman Rraja dhe akuzohet për atentatin në 2019 kundër prokurorit Arjan Ndoja.

Mes pasurive të bllokuara më herët është edhe një makinë, që përdorej nga modelja Kejvina Kthella, por që sipas Prokurorisë së Posaçme, në mënyrë indirekte është në pronësinë e Rrajës.

Emri i vajzës doli në dëshminë alibi që vetë Rraja përdori për t’u shmangur nga ngjarja e rëndë, për të cilën u akuzua si pjesëmarrës.

Kejvina kishte një raport dashurie me Redjan Rrajën. Ky i fundit është i martuar me fëmijë dhe mediat në momentin e publikimit të dëshmisë theksonin se disa ditë në javë qëndronte me familjen e tij në Krujë dhe ditët e tjera të javës bashkëjetonte me modelen bukuroshe.

Redjan Rraja u arrestua tre vjet më parë pas një atentati ndaj automjetit ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho si edhe Andi Maloku. Fatkeqësisht, Maloku mbeti i vdekur, kurse prokurori Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.

Por emri i Rrajës ka dalë edhe në histori të tjera, ndërkohë që emri i tij u denoncua edhe nga një oficer Policie, i cili u desh të largohej nga vendi falë kërcënimeve të tij dhe të një kushëririt të tij me jetën e vet dhe të familjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit