Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj brenda një kohe të shkurtër ka kryer një mori shkarkimesh brenda institucionit. Të paktën 17 punonjës janë larguar nga detyra gjatë kësaj fundjave.
Këto shkarkime vijnë pas largimit të Edvin Shvarc, i cili prej 19 vitesh punonte në institucionin e Presidencës në postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë.
Për lajmin ende nuk ka një reagim nga Presidenca duke mos e mohuar.